Lajme

Marrëveshje shumë e keqe, thotë Macron për paktin e propozuar të tregtisë BE-Mercosur


Emmanuel Macron e ka quajtur marrëveshjen e propozuar tregtare midis BE-së dhe bllokut Mercosur të Amerikës së Jugut një “marrëveshje shumë e keqe” që i mungojnë konsideratat e duhura klimatike.

“Është një marrëveshje shumë e keqe, për ju dhe për ne”, u tha presidenti francez biznesmenëve brazilianë në São Paulo teksa ishte në një udhëtim tre-ditor në Brazil, ekonomia më e madhe e Amerikës Latine.

Sakaq, komentet e tij vijnë mes bisedimeve të trazuara mbi një marrëveshje të tregtisë së lirë midis dy blloqeve ekonomike.

“Nuk ka asgjë që merr në konsideratë temën e biodiversitetit dhe klimës – asgjë”, tha Macron.

“Le të krijojmë një marrëveshje të re në dritën e qëllimeve dhe realitetit tonë, një marrëveshje tregtare që është përgjegjëse për zhvillimin, klimën dhe biodiversitetin”, përsëriti ai.

Teksa Brazili ka thënë se është gati të nënshkruajë marrëveshjen, Franca ka shprehur vazhdimisht rezerva dhe ka thënë se fermerët e saj kanë kundërshtuar perspektivën që mund të lejojë importet bujqësore, veçanërisht mish viçi, që nuk përmbushin standardet strikte të BE-së.

Macron gjithashtu bëri thirrje për më shumë investime direkte nga firmat braziliane në Francë dhe tha se të dy vendet mund të bashkëpunojnë për të investuar në tregje të treta, veçanërisht në Afrikë.

Në samitet e G20 dhe Cop në Brazil, Macron tha se planifikoi të nxiste më shumë standarde ndërkombëtare për të nxitur financiarisht bankat, firmat dhe investitorët për të dekarbonizuar proceset industriale dhe për të ruajtur më mirë mjedisin.

Pse fermerët evropianë po “derdhen” në sheshe – hija e populistëve për t’u bashkuar përpara zgjedhjeve

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore