Kampionate

Marrëveshja për Thiaw, diferenca mes Newcastle dhe Milan-it është 10 milionë euro


Malick Thiaw

Newcastle United ka përgatitur një ofertë për Malick Thiaw, por do të duhet të rrisë shifrat nëse duan të bien dakord për një marrëveshje me Milan-in.

“Magpies” janë lidhur shumë me qendërmbrojtësin gjerman 22-vjeçar për disa javë tashmë, të etur për idenë për ta shtuar atë në mbrojtjen e Eddie Howe.

Kontrata e gjermanit në kryeqytetin e Lombardisë zgjat edhe tre vjet të tjera.

Milan-i është i hapur për të shitur Thiaw, veçanërisht pasi ata punojnë në marrëveshje për objektiva si Strahinja Pavlovic dhe Lazar Samardzic, dhe po presin të marrin një ofertë zyrtare nga Newcastle.

Faqja dy e gazetës së sotme të” Gazzetta dello Sport” detajon se si Newcastle ka hartuar një ofertë me vlerë rreth 30 milionë euro për Thiaw, jo e mjaftueshme për të bindur Milan-in, i cili dëshiron të paktën 40 milionë euro për ta lënë mbrojtësin të largohet këtë verë.

Nëse marrëveshja përfundon, kuqezinjtë do të kërkojnë të sjellin një zëvendësues si Igor i Brighton ose Jhon Lucumi i Bologna-s, duke dashur të sigurojnë që Paulo Fonseca të ketë opsione të mjaftueshme në vijën e pasme.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com

Lajmet kryesore