Shqipëria

Margariti shpjegon kërkesën e UNESCOS: Duan të sjellin monitorim të ekspertëve


UNESCO ka kërkuar të sjellë një monitorim të ekspertëve dhe jo pezullim të punimeve, pasi kjo e fundit bien ndesh me vlerat e shtuara.

Kështu e ka shpjeguar kërkesën e UNESCOS për bypass-in e Gjirokastrës, ministrja e Kulturës, Elva Margariti, në një prononcim për media, të enjten e 22 korrikut.

“Në fokusin tonë dhe nga rekomandimet e lënë nga UNESCO, ne duam të bëjmë që qendra historike dhe ndërhyrja në qafën e pazarit, të mos jetë më një hapësirë historike ku kalojnë makina”, tha ministrja Margariti.

Ndërsa shpjegoi se, Drejtoria Rajonale e Trashëgimisë në Gjirokastër dhe Bashkia e Gjirokastrës kanë  një projekt të integruar për sistemimin e një sërë objektesh. Kjo me qëllim zgjerimin akoma më tepër të ndërhyrjeve që janë bërë si në qafën e pazarit dhe në pjesën tjetër historike.

Ndër të tjera e ka cilësuar fazën në të cilën vendi ynë ndodhet, si “fazë emergjente” për pjesën e erozioneve, sistemin e përroit.

“Kjo është fazë përgatitore për projektin finalizues për Bypass-in dhe sigurisht që jemi në komunikime me UNESCO-n. Patjetër ne do të presim edhe rekomandimet nga UNESCO”, tha Margariti.

UNESCO kërkesë qeverisë për pezullim të punimeve në bypassin e Gjirokastrës

Më herët, Komiteti i UNESCO-s për Trashëgiminë Botërore, ka kërkuar ndërprerjen e punimeve në Bypass-in e Gjirokastrës.

Bazuar në rezolutën e publikuar nga UNESCO shkruhet se, i rekomandojmë qeverisë të ndalojë këtë projekt derisa një mision të vlerësojë ndikimin e tij në vlerat universale të zonës dhe të bëjë rekomandime e duhura.

Ky vendim është botuar në projekt-rezolutë para Sesionit të 44-të të takimit të Komitetit të Trashëgimisë Botërore, e cila po zhvillohet në datat 16- 31 korrik, në Kinë.

Ndërsa në fillim të vitit 2021, qeveria ka paraqitur një kërkesë për rishikim të një propozimi të rihartuar rreth këtij projekti.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com

Lajmet kryesore