Stil

Marcus Rashford dhe Lucia Loi ri-nisin romancën e tyre


Ylli i Manchester United, Marcus Rashford është rilidhur me të dashurën e tij të fëmijërisë edhe një herë, vetëm tetë muaj pasi çifti ishin ndarë.

Pas tetë vitesh së bashku, dyshja i dhanë fund lidhjes së tyre për shkak të presioneve të bllokimit dhe kalimit të tepërt të kohës së bashku përpara verës, por tani ata duket se po takohen sërish.

Ka qenë një fillim i vështirë i sezonit për Rashford pasi ylli ka mbetur pak pas kthimit me gola te United, që pasoi operacionin e tij në shpatull.

Por 24-vjeçari tani është kthyer me të dashurën e fëmijërisë, Lucia Loi pasi dyshja u panë bashkë pak para Krishtlindjeve.

Rashford dhe Lucia u takuan ndërsa dyshja ishin në shkollë, dhe ajo ishte me të teksa ai bëri emër në Manchester United dhe me ekipin e Anglinë si i ri, dhe është parë duke e mbështetur atë nga tribuna, në shumë ndeshje të tij.

Lucia Loi.

Por, marrëdhënia e tyre mori fund pak para kampionatit “Euro 2020”, pasi burimet pohuan se bllokimi pandemik e tensionoi çiftin, megjithëse ata ende ndanin një “dashuri dhe respekt të ndërsjellë” për njëri-tjetrin.

Rashford me sa duket u pati mërzitur kur Lucia u largua nga shtëpia e sulmuesit të United, por miqtë e afërt të çiftit përsëritën se ndarja ishte miqësore dhe nuk përfshinte askënd tjetër.

Megjithatë, distanca e bën zemrën të rritet dhe një postim nga Lucia në historinë e saj në Instagram u shfaq duke treguar dorën e Rashford-it të mbështetur në çizmet e saj dhe dyshja me sa duket janë kthyer së bashku pas një pauze të shkurtër.

Fotografi e publikuar në Instagram nga Lucia Loi.

Ajo u pa gjithashtu duke u futur në makinën e Rashford-it pas humbjes 1-0 të United kundër Wolves më 3 janar, duke sinjalizuar se marrëdhënia e tyre ishte kthyer në lulëzim të plotë.

Sipas The Sun, një burim tha: “Qëllimi për t’u rikthyer së bashku ka qenë gjithmonë aty. Pushimi ishte i mirë për marrëdhënien e tyre pasi u ofroi atyre hapësirë dhe siguri se donin ta bënin këtë punë të ecnin përpara”.

“Ata kanë qenë së bashku që nga shkolla, kështu që një mundësi për të marrë frymë dhe për t’u fokusuar tek vetja ishte e rëndësishme”, shtoi ai.

Marcus Rashford dhe Lucia Loi.

Lidhja e tyre për Krishtlindje u konfirmua edhe nga një burim tjetër, i cili tha: “Ata kanë një histori të përbashkët. Ajo është një nga njerëzit që e njeh më së miri. Ata u bashkuan para Krishtlindjeve dhe po i marrin gjërat ngadalë”.

“Por ata e bëjnë njëri-tjetrin të lumtur dhe ai e di që ajo është besnike dhe mund t’i besojë asaj”, shtoi ai.

Tanimë ylli i Manchester United duket se nuk është më i shqetësuar, pasi është rikthyer me të dashurën e fëmijërisë me të cilën filloi të takohej në moshën 15-vjeçare.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore