Përballje

Marchisio: Milan më e fortë se Juventus


Ish-futbollisti i skuadrës së Juventus-t, Claudio Marchisio, ka thënë se skuadra e Milan-it është më e fortë se ajo e Juventusit, derisa ka komentuar derbin që këto dy skuadra do ta zhvillojnë të dielën.

Legjenda e Juventusit teksa ka folur për “La Gazzetta dello Sport”, ka thënë se bardhezinjëve iu duhet kohë për tu rikthyer në formën e tyre.

“Juventus është në fazën e rindërtimit, por ata duhet të dëshmojnë se janë në të njëjtin nivel me ekipet tjera në Itali. Kur ndërtojmë themelet për një projekt afatgjatë, është normale të përballemi me momente të vështira”, ka thënë ish-mesfushori i Juventus-it.

Legjenda bardhezi në anën tjetër ka komentuar edhe formën e mirë që po përjeton skuadra e Milan-it.

“Milan është më i fort për tani. Maldini, Massara dhe Pioli kanë bërë një punë të mirë në kohët e fundit për të ndërtuar një ekip që kishte luftuar gjatë në këto vitet e fundit”, shtoi Marchisio.

Kujtojmë që Marchisio ishte pjesë e skuadrës së Juventus-it për 12 sezone, me të cilët realizoi 389 ndeshje në të gjitha garat, duke shënuar 37 gola.

Juventus do të përballet me Milan-in këtë të diele me fillim nga ora 20:45, në “Juventus Stadium”, ndeshje kjo e rëndësishme në kuadër të xhiros së katërt në Serie A.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore