Sport

Marcelo nënshkruan me Olympiakos-in


Foto: REUTERS/Marcelo Del Pozo

Mbrojtësi i majtë brazilian Marcelo ka nënshkruar për skuadrën greke Olympiakos pasi u largua nga Real Madrid në fund të sezonit të kaluar.

34-vjeçari u largua nga Real Madrid-i si lojtari me më së shumti trofe në historinë e klubit, duke fituar 25 trofe gjatë një periudhe 15-vjeçare me klubin.

Ai fitoi titullin e tij të gjashtë në La Liga dhe një trofe të pestë të Ligës së Kampionëve sezonin e kaluar, duke luajtur gjithsej 18 herë.

Është raportuar se ai ka nënshkruar një kontratë njëvjeçare me Olympiakos me opsion për një vit tjetër.

Klubi aktualisht është i treti në Superligën greke pas dy ndeshjeve këtë sezon.

Marcelo, i cili bëri 546 paraqitje për Real Madridin, fitoi 58 paraqitje për Brazilin, pasi bëri debutimin e tij të parë ndërkombëtar në vitin 2006.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore