Sport

Marcelo i bashkohet skuadrës së njohur angleze


Braziliani, Marcelo, u largua nga Real Madrid-i pasi kaloi 10 sezone aty.

Ai mbylli me sukses aventurën në klubin spanjoll, derisa tani është gati për ta provuar një aventurë në futbollin anglez.

Bëhet fjalë për Leicester City, ku braziliani ka arritur marrëveshje me ta.

Sipas asaj që raportojnë mediat angleze, Marcelo do të nënshkruajë kontratë një-vjeçare me Leicester-in.

Kujtojmë që 34-vjeçari është një nga futbollistët më të trofeshëm në futboll.

Përveç tjerash, me fanellën e Real-it ai fitoi pesë herë Ligën e Kampionëve dhe gjashtë herë La Liga-n.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore