Lajme

Maqedonia e Veriut: 7 të vdekur e 1 mijë e 732 raste të reja me COVID-19


Shkup

Në 24 orët e fundit në Maqedoninë e Veriut, 7 persona e kanë humbur jetën si pasojë e infektimit me COVID-19, dhe janë regjistruar 1 mijë e 732 raste të reja. Nga 1 mijë e 732 rastet, 204 janë ri-infektuar.

Sipas njoftimit të Ministrisë së Shëndetësisë së Maqedonisë së Veriut, janë kryer 6 mijë e 928 testime për COVID-19.

Nga Termini Im janë regjistruar edhe 6 raste të vdekjeve mes datave 24.12.2021-11.01.2022.

Janë regjistruar gjithsej 1 mijë e 35 pacientë të rikuperuar brenda 24 orëve të fundit.

Raste aktive me COVID-19 sipas MSH-së raportohet të jetë 15 mijë e 228.

Deri më tani janë bërë gjithsej 1 milion e 702 mijë e 991 testime të COVID-19 në vend.

Numri i përgjithshëm i personave të diagnostikuar nga pandemia në MK që nga fillimi i epidemisë ka shkuar në 241 mijë e 651 pacientë, ndërsa të shëruar 218 mijë e 340, kurse vdekje 8 mijë e 83.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore