Kosova

Maqedonci takon komandantin e KFOR-it, flasin për bashkëpunimin me FSK-në në funksion të sigurisë


Ejup Maqedonci dhe Ozkan Ulutas

Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, është takuar të premten me komandantin e misionit të NATO-s në Kosovë, KFOR, Ozkan Ulutas, me të cilin ka biseduar për bashkëpunimin e misionit paqeruajtës me Forcën e Sigurisë së Kosovës (FSK).

Lajmi është bërë i ditur nga Maqedonci, përmes një postimi në rrjetin social Facebook.

“Gjatë bisedës me komandantin shpreha mirënjohje për trupat e KFOR-it dhe vlerësimin për nivelin e lartë të bashkëpunimit të deritanishëm me Forcën e Sigurisë së Kosovës, në funksion të sigurisë së vendit”, shkroi Maqedonci.

Me këtë rast, ai theksoi se gjeneralmajor Ulutas shprehu kënaqësinë e tij për të arriturat e deritashme të Ministrisë së Mbrojtjes, si dhe gatishmërinë për vazhdimin “e koordinimit të ndërsjellë për çështjet me interes të përbashkët në kuadër të zhvillimeve aktuale dhe ndikimit të tyre në mjedisin e sigurisë”.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore