Lajme

Maqedonci: 204 milionë ishte buxheti për FSK-në në 2023, pakrahasimisht me qeverisjet e tjera


Foto: Albanian Post.

Sipas ministrit të Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, buxheti i ndarë për vitin 2023 është më i larti ndër vite që nga 2019.

Përmes një shkrimi në rrjetin social ‘Facebook’, Maqedonci ka thënë se Qeveria e Kosovës e ka vëmendjen e plotë tek FSK-ja.

“204 milionë ishte buxheti i ndarë për ushtrinë gjatë vitit 2023. Pakrahasimisht me qeverisjet e tjera si buxhet e investime, sepse Forca e Sigurisë së Kosovës ka vëmendjen e plotë të Qeverisë”.

“Ushtarakë të trajnuar, ushtri me sisteme më moderne të armatimit ishte zotimi ynë, këtë e kemi përmbushur” .

Maqedonci ka shtuar se, “FSK është krenaria jonë”.

Për njohësit e çështjeve të sigurisë, buxheti i Forcës së Sigurisë së Kosovës për vitin 2023, ishte solid, por jo i mjaftueshëm për të modernizuar ushtrinë e Kosovës.

Buxheti i FSK-së për vitin 2022 kapte shumën prej 100 milionë eurove.

Ndërsa buxheti për vitin 2023 ishte diku rreth 20% më i lartë se ai i vitit 2022.

Krahasimi i FSK-së me ushtritë e shteteve të tjera

Pajisje të tjera janë akoma më të shtrenjta.

Ta zëmë një sistem kundërajror kapë çmimin miliona euro. Sistemi kundër-ajror amerikan “M142 HIMARS” kushton mbi 5.1 milionë euro. Shto këtu edhe predhat që kanë çmime marramendëse vetë.

Për helikopter ushtarak çmimet janë akoma më të mëdha. Për shembull, një helikopter ushtarak i forcës ajrore amerikane “Sikorsky hh-60 pave haë” ka çmim rreth 15 milionë euro. Mund të ketë diçka më të lirë të prodhuar nga shtete të tjera, por përafërsisht këto janë shifrat.

Sistem kundër-ajror asnjë nuk e ka as Shqipëria. Derisa, sipas faqes “Global Fire Power”, që matë fuqitë ushtarake të secilit vend, Serbia është e 17-ta në botë dhe ka 406 sisteme kundër-ajrore në ushtrinë e saj.

Sipas të njëjtës faqe, në projektimin e përgjithshëm të fuqisë ushtarake, nga 140 shtete, Kosova është e 139-ta me vetëm Butanin si shtet më i dobët ushtarakisht.

Shqipëria është e 115-ta, kurse Serbia është e 61-ta, duke lënë prapa edhe Kroacinë.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore