Sport

Manuel Neuer, ripërcaktimi i një portieri modern


  1. Bayern Munich-u ka pasur emra të mëdhenj në katërkëndeshin e portës si Oliver Kahn-i, apo Sepp Maier-i. Është gjithmonë detyrë e vështirë për këdo që të arrijë të mbrojtë portën e bavarezëve.

Megjithatë, diçka mund të thuhet me siguri, Manuel Neuer-i e ka arritur me lehtësi.

I afruar nga skuadra e Schalke 04 në vitin 2006, ai ishte një talent, që u rrit dhe u bë legjend e Bayern-it. Neuer-i është njeriu, që ripërcaktoi kuptimin e portierit modern, në kohën kur futbolli po ndryshonte gjithnjë e më shumë.

35-vjeçari ka arritur të fitojë pothuajse çdo gjë me Bayern-in dhe Gjermaninë. Ai sapo kishte filluar të shfaqte cilësitë e tij te Shcalke kur Bayern-i e transferoi.

Në gjashtë sezone me Schalke-n, Neuer-i bëri më shumë se 150 paraqitje në Bundesliga-n gjermane. Që nga bashkimi me Bayern-in ai numëron rreth 300 paraqitje në kampionat. Ka një kabinet të madh trofesh të fituara nga ai te bavarezët.

Neuer-i ka nëntë tituj të Bundesliga-s, dy Champions League, pesë Kupa dhe shumë trofe të tjerë me bavarezët. Gjithashtu ka fituar Kupën e Botës me Gjermaninë.

Së bashku me Gianluigi Buffon-in dhe Iker Casillas-in, ai është një nga portierët më të mirë të dy dekadave të fundit dhe jo vetëm.

Ka një numër të madh lojtarësh që kanë fituar trofe dhe kanë arritur të ripërcaktojnë rolet e tyre në fushë. Por, në rastin e Neuer-it është ndryshe. Ai është portieri i parë që ka arritur të bëjë më së miri një ripërcaktim të rolit të tij.

Gjermani nën drejtimin e emrave të mëdhenj si Pep Guardiola dhe Carlo Ancelotti, jo vetëm që ka bërë pritje të jashtëzakonshme, por ka ripërcaktuar rolin e tij.

Ai shquhet për kontroll të mirë të topit dhe lojën me këmbë. Një cilësi që jo shumë portierë e kanë. 35-vjeçari shpesh është konsideruar nga analistët e futbollit si një lojtar shtesë në skuadër.

Neuer-i është i aftë të luajë si lojtari i 12 në fushë, ose i 11-i përpara. Kjo i jep epërsi ekipit të tij ndaj kundërshtarit, në drejtim të kontrollit të topit.

Nuk është çudi që nga ardhja e Neuer-it në “Aalianz Arena”, trofetë sa vijnë e shtohen.

Në pesë ligat më të forta në Evropë, gjermani ka qenë standard përsa i përketë saktësisë së pasave nga portierët.

76.6% është saktësia e pasimeve të kryera nga Neuer-i. Ai ka lënë pas emra si Marc-Andre ter Stegen-i, Buffon-i, Gianluigi Donnarumma dhe shumë të tjerë.

Në kohën e Guardiola-s, që njihet si trajner që i përfshinë portierët më shumë në lojë, saktësia e pasimeve u rrit. Para ardhjes së spanjollit ishte 75%, ndërsa gjatë kohës së tij shkoi në 88%.

Ndikimi i tij ishte shumë i madh, sa që përfundoi në tre më të mirët në garën për “Topin e Artë 2014”.

Suksesi në Kupën e Botës 2014, pati një ndikim pozitiv në ngritjen e statusit të Neuer-it. Ai vendosi rekord të ri përsa i përketë numrit më të lartë të pritjeve nga një portier që nga viti 1960.

Padyshim, një nga sukseset më të mëdha të Neuer-it ka qenë aftësia e tij për të transformuar pozicionin e poriterit. Diçka që ka sjell ndikim edhe te portierët e tjerë në futboll. Ata tashmë janë pjesë aktive në ndërtimin e lojës.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore