Art&dizajn

Manifesta 14 godet në shenjë me shfaqjen që heton të kaluarën e trazuar të Kosovës dhe marrëdhëniet e saj asimetrike me Bashkimin Evropian


“I gatshëm për të qenë i pambrojtur”, fotografia nga Lee Bul

Bienalja nomade evropiane “Manifesta 14” e cila do të mbahet në kryeqytetin kosovar, pra në Prishtinë, ka marrë vëmendje të madhe nga mediat e huaja.

Pothuajse çdo ditë një gazetë apo revistë arti, të paktën një artikull ja kushton Manifesta-s.

Megjithatë arti nuk është e vetmja gjë për të cilën ato shkruajnë, ajo që ju bën më shumë përshtypje, është “ngujimi” që qytetarët kosovar përjetojnë brenda Evropës.

I tillë ishte edhe shkrimi i të përditshmes “Artnet”, një faqe interneti e tregut të artit e cila operohet nga “Artnet Worldwide Corporation”, me seli në New York, të Shteteve të Bashkuara.

“Bota e artit mund të jetë e pavëmendshme për udhëtimet: ne ankohemi për fluturimet e vonuara, netët e ndërprera dhe kafen e ndyrë. Ne dëshirojmë të udhëtojmë më pak, për mjedisin dhe shëndetin tonë mendor. Ndryshe është për kolegët tanë në Kosovë. Një proces vizash i kushtueshëm, që kërkon kohë për të udhëtuar në Bashkimin Evropian. Jo të gjitha aplikacionet janë të suksesshme. Kështu që ne mund t’i vizitojmë ata, por rrallë mund të vijnë tek ne”, thuhet mes tjerash në artikullin e publikuar nga “Artnet”.

Kësaj asimetrie i jepet një avantazh personal në kioskën e prerjes së çelësave të artistit estonez Luz Broto: nëpërmjet posterave nëpër qytet, Broto i fton qytetarët të “takojmë një vendas – të ndërrojmë një kopje të çelësit të shtëpisë”. Veprimi performues është një gjest besimi, ndërkohë që ofron sigurinë e zymtë që, ashtu siç edhe qëndrojnë gjërat, çelësat e shtëpisë janë në duar të sigurta falë kufizimeve të tilla të udhëtimit.

Manifesta nuk bën më kuratorë. Si një “ndërmjetëse krijuese” e programit artistik, australiani me qendër në Berlin, Catherine Nichols, i ka dhënë kësaj shfaqje një titull të vështirë: “Ka rëndësi se çfarë botësh janë botët: si të tregosh histori ndryshe”.

Asgjë nuk është neutrale, ndaj duhet të jemi vigjilentë se cilat struktura të vjetra përdorim për të ndërtuar një qytet të ri, një histori të re ose një qytetërim të ri.

Secili nga 25 vendndodhjet e përzgjedhura për bienalen ka një rezonancë specifike për këtë vend të ri.

Dy vende datojnë nga periudha osmane; njëra prej tyre është një shtëpi e bukur prej druri (tani Muzeu Etnografik i Prishtinës) që tregon fotografi eksperimentale nga një studio fotografike shqiptare e shekullit të 19-të.

Diku tjetër, një pjesë e ngurtë e arkitekturës austro-hungareze të viteve 1940 strehon Muzeun Kombëtar “shumë të varfëruar”.

Vendet më të larta datojnë nga epoka jugosllave, mes tyre modernizmi fantastik spektakolar, me shumë kube, i ndërtesës së Bibliotekës Kombëtare të Andrija Mutnjakovic-it dhe Pallati i rrënuar i Rinisë dhe Sporteve.

Pallati strehon një fryrje argjendi futuristik nga artisti i mirënjohur korean Lee Bul. I instaluar në Galerinë Hayward të Londrës katër vjet më parë, cyborg Zeppelin i Bulit dominon hapësirën në Prishtinë.

Për ceremoninë e hapjes të shtunën e kaluar, më 23 korrik, të rinjtë artistikë të Prishtinës u mblodhën në Sallën e Kuqe për një performancë të Astrit Ismailit.

Ekspozita qendrore e Manifesta zë shtatë kate të Hotelit Grand në Prishtinë.

Nga 102 artistë të paraqitur, rreth 40 janë me origjinë kosovare dhe dy të tretat gjithsej nga rajoni i gjerë i Ballkanit. Në mesin e tyre ka piktorë nga epoka e Jugosllavisë.

Ka vepra psikedelike të viteve 1960 nga Nusret Salihamixhiqi dhe një përzgjedhje e portreteve intensive dhe karakteristike të grave nga e ndjera Alije Vokshi shkëlqenin krahas punës së artistëve më të rinj, disa prej të cilëve, revista i cilëson si “shumë të gjelbër”.

Fokusi lokal vjen si përgjigje ndaj izolimit të vazhdueshëm të Kosovës: drejtori i Manifesta, Hedwig Fijen është i hapur për situatën e vizave për kosovarët.

Nëse artistët e Kosovës nuk mund të vijnë në Evropë, atëherë Manifesta synon ta sjellë Evropën në Kosovë.

Si gjithmonë, kjo ngre pyetje se për kë është bienalja: vizitat e profesionistëve të artit? Turistëve apo qytetarëve vendas?

Marrë nga Artnet, përshtatur për Albanian Post.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore