Sport

Mane mund të rikthehet në Premier League


Daily Mail thotë se sulmuesi i Bayern Munich-ut, Sadio Mane, mund t’i bashkohet Manchester United ose Newcastle United.

Mane, 31 vjeç, ka pasur një sezon debutues zhgënjyes në Gjermani pasi u largua nga Liverpool për 31 milionë euro në verë.

Senegalezi u pezullua nga Bayern përpara ndeshjes së tyre kundër Hoffenheim dhe u gjobit pas një grindjeje me shokun e skuadrës Leroy Sane.

Raporte të shumta thanë se Sane pësoi një prerje të buzës pasi dy lojtarët u përplasën në dhomën e zhveshjes pas humbjes 3-0 të Bayernit ndaj Manchester City-t në ndeshjen e tyre të parë të çerekfinales së Ligës së Kampionëve.

 

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore