Sport

Mancini, triumfues në Euro, por jo në biznes


Trajneri i Kombëtares së Italisë, Roberto Mancini triumfoi në Euro 2020 duke u shpallur kampion, por një situatë krejtësisht ndryshe shkon me të në biznes.

Sipas raportimeve të gazetës italiane “Calcio e Finanza”, Mancini është pronar i 100% të aksioneve në kompaninë “Immobiliare 2014 Srl”.

Në pasqyrat financiare të kësaj kompanie të mbyllura në muajin dhjetor 2020, rezulton se kompania ka humbur gjatë vitit 2020 plot 124 mijë e 699 euro.

Ndërsa, në vitin 2019 kompania doli përsëri me humbje, të cilat ishin më të larta, 131 mijë e 295 euro.

Për vitin 2020, vlera totale e prodhimit ishte mbi 198 mijë euro, ndërsa kostot shkonin rreth 319 mijë euro.

Kompania që ka si drejtor Alessandro Cravero-n, përllogaritet se kushton deri në 3.3 milionë euro.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore