Sport

Manchester United synon transferimin e dy sulmuesve


Manchester United është duke kërkuar për t’i transferuar dy sulmues në këtë afat kalimtar veror.

Trajneri i tyre, Erik ten Hag është duke kërkuar për një numër nëntë cilësor, pasi që Wout Weghorst pritet të rikthehet nga huazimi te klubi i Burnley-t.

Harry Kane është shfaqur si objektivi kryesor i United, megjithëse mbetet e paqartë nëse kryetari i Tottenham, Daniel Levy do të sanksiononte një shitje te një rival i drejtpërdrejtë i Premier League.

Megjithatë, Ten Hag mund të kërkojë të sjellë jo vetëm një, por dy sulmues këtë verë.

Sipas The Athletic , “Ten Hag do të dëshironte në mënyrë ideale të sillte një sulmues me përvojë plus një më të ri që mund të zhvillohet në United, duke qenë se ekipi i tij mbështetej kryesisht te Marcus Rashford për golat, por një shpenzim i tillë do të varej nga shitjet e lojtarëve”.

Raporti shton gjithashtu se “Djajtë e Kuq” kanë zhvilluar “bisedime të detajuara mbi marrëveshjet e mundshme për sulmuesin e Atalanta-s, Rasmus Hojlund dhe sulmuesin e Eintracht Frankfurt, Randal Kolo Muani”.

Drejtori i futbollit të United, John Murtough, thuhet se foli me Atalanta-n dhe Frankfurtin, respektivisht, me të dy klubet “të hapura për të shitur lojtarët e tyre për çmimin e duhur”.

Ndërsa mendohet se Hojlund është lojtari më i mundshëm për të nënshkruar për skuadrën e Manchester United në këtë afat kalimtar veror.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore