Sport

Manchester United dështon të fitojë edhe ndaj Bournemouth


Manchester United nuk ka shkuar më shumë se një barazim 2-2 përballë Bournemouth-it në “Vitality Stadium” në takimin e javës së 33-të të Premier League.

Pas barazimit 2-2 një javë më parë ndaj Liverpool-it, United ka shkuar në një tjetër barazim 2-2, po kësaj here ndaj një skuadre të gjysmës së dytë të tablës së Premier League.

Kujtojmë se Bournemouth e kishte mundur United-in në “Old Trafford” gjatë fazës së parë të kampionatit me shifrat 3-0.

Tashmë, në shtatë ndeshjet e fundit në Premier League, United ka marrë vetëm një fitore, tre barazime dhe tre humbje.

Bournemouth ishte skuadër më kërkuese në fushë në takimin e kësaj të shtune. Vendasit arritën të kalonin dy herë në avantazh, por nuk mundën ta ruanin deri në fund.

Dominic Solanke hapi rezultatin e ndeshjes në minutën e 16. Megjithatë, Bruno Fernandes do të barazonte në minutën e 31.

Pjesa e parë do të mbyllej me avantazhin e vendasve pasi vetëm pesë minuta pas golit të Fernandes-it, Justin Kluivert do të shënonte për Bournemouth-in.

Në minutën e 62 të pjesës së dytë, Fernandes-i do të gjente sërish rrejtën, këtë herë nga pika e bardhë e 11 metërshit.

Në sekondat e fundit të ndeshjet, vendasit fituan 11 metërsh, por pas rishikimit të rastit në VAR ai u anulua.

Me barazimin e arritur, United shkon në kuotën e 50 pikëve në vendin e shtatë në tabelën e Premier League. Zona Champions League është 10 pikë larg tashmë dhe duket një luftë e pamundur me Aston Villa-n dhe Tottenham-in.

Bournemouth qëndron në vendin e 12 me 42 pikë. Skuadra është në pozita të forta në mesin e artë të tabelës, pasi qëndron 17 pikë larg zonës së nxehtë të rënies nga kategoria dhe me një ndeshje më pak.

Lajmi në përditësim….

 

Newcastle largon Tottenhamin nga zona Champions

Manchester City merr përkohësisht kryesimin e Premier League

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com

Lajmet kryesore