Sport

Manchester United ‘del në origjinë’


Manchester United është rikthyer te rezultatet negative në Premier League. Ndeshja e javës së 16 në Premier League mes “Djajve të Kuq” dhe Bournemouth, pa këta të fundit të triumfonin pastër 0-3 në “Old Trafford”.

“Teatri i ëndrrave” duket se është kthyer në “Teatrin e makthit” për djemtë e Erik ten Hag. Pas asaj fitore të jashtëzakonshme me Chelsea-n, United është rikthyer të bëjë një figurë të shëmtuar në shtëpi.

Dominic Solanke realizoi golin e parë për miqtë në pjesën e parë. Teksa ish-yllit te Liverpool-it iu bashkuan në pjesën e dytë në listën e golashënuesve, Philip Billing dhe Marcos Senesi.

Kjo është humbja e shtatë e United këtë sezon në Premier League, teksa kanë edhe nëntë fitore. Ata janë skuadra e vetme pa barazim në kampionat.

Me rezultatin e arritur, United qëndron në vendin e gjashtë me 27 pikë. Bournemouth ngjitet në kuotën e 19 pikëve në vendin e 13.

Gjithashtu u luajtën edhe takimet Brighton 1-1 Burnley, Sheffield 1-0 Brentford dhe Wolves 1-1 Forest. Më herët, Liverpool triumoi 2-1 me përmbysje ndaj Crystal Palace.

Sfida e fundit e ditës në Premier League do të luhet mes Aston Villa-s dhe Arsenal-it, duke filluar nga ora 18:30.

Renditja e Premier League

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com

Lajmet kryesore