Përballje

Manchester United befasohet nga Aston Villa, Newcastle nuk ndalet së fituari


Ndeshjet e së dielës në Premier League ishin interesante dhe me befasi.

Dueli mes Aston Villa-s dhe Manchester United-it përfundoi me fitoren e këtyre të parëve me rezultat 3:1.

Vendasit e filluan shumë mirë ndeshjen, duke shënuar në minutën e nëntë me anë të Leon Bailey-t.

Pas vetëm katër minutave, Lucas Digne dyfishoi epërsinë për Villa-n.

Pak para përfundimit të pjesës së parë, Manchester United ngushtuan epërsinë me anë të autogolit të shënuar nga Jacob Ramsey.

Pavarësisht autogolit, në minutën e 49-të, Ramsey shënoi në portën e duhur, për rezultatin final 3:1.

Momentalisht, Manchester United radhiten në pozitën e pestë me 23 pikë, ndërsa Aston Villa janë në vendin e 14-të me 15 pikë.

Në anën tjetër, Newcastle ka mposhtur Southampton-in me rezultat 1:4.

Kjo është fitorja e katërt radhazi për Newcastle, dhe ndeshja e nëntë pa humbje.

Ishte Miguel Almiron, ai që i dha epërsinë mysafirëve në minutën e 35-të.

Më pas, në pjesën e dytë u shënuan edhe dy gola të tjerë.

Në minutën e 58-të, Chris Wood shënoi për të dyfishuar epërsinë.

Ndërsa pas vetëm katër minutave, Joe Willock shënoi për të thelluar epërsinë në 0:3.

Por, pak para fundit, në minutën e 88-të, Romain Perraud ishte ai, i cili shënoi golin e nderit për Southampton-in.

Për rezultatin përfundimtar, u përkujdes Bruno Guimares, i cili shënoi në minutën e 91-të.

Me këtë fitore, Newcastle radhiten në pozitën e tretë me 27 pikë, ndërsa Southampton janë në vendin e 18-të me 12 pikë.

Ndeshja tjetër në Premier League, mes West Ham dhe Crystal Palace ka përfunduar me fitoren e këtyre të fundit me rezultat 1:2.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore