Përballje

Manchester City mposht minimalisht Leicester-in


Ndeshja e parë e së shtunës në Premier League, mes Leicester City-t dhe Manchester City-të përfundoi me fitoren e këtyre të fundit me rezultat 0:1.

Dueli ishte kryesisht i dominuar nga mysafirët, të cilët kishin mundësi të shumta shënimi që nuk i shfrytëzuan.

Surpriza më e madhe ishte që nuk shënoi sulmuesi i City-t, Erling Haaland, i cili ka 17 gola deri më tani në Premier League.

Pjesa e parë ishte e qetë dhe përfundoi pa gola.

Në fillim të pjesës së dytë, në minutën e 49-të, Kevin De Bruyne shënoi golin e fitores për City-n.

Me këtë fitore, Manchester City radhiten në pozitën e parë me 29 pikë, një më shumë se Arsenal, me një ndeshje më shumë.

Ndërsa Leicester janë në vendin e 17-të me 11 pikë.

 

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore