Sport

Manchester City me hap kampioni, shpartallimi i Liverpool-it në “Anfield” i shkëput nga të gjithë


Një ndeshje që kishte gjithçka, e denjë për të qenë dueli më i shikuar në botë.

City shkatërron Liverpool-in 4-1 në tempullin e tyre të rënuar tashmë.

Një Gundogan që gabon penalltinë, pastaj ndëshkon gabimin e Alisson.

Sterling që fiton duelin me Mane-n dhe një Foden magjik.

Salah shënoi nga pika e bardhë golin e nderit për Liverpool, për të reduktuar dhimbjen e katërfishtë të shkaktuar nga djemtë e Guardiola-s.

City i Guardiola-s është i frikshëm, dhe sonte e treguan se janë në rrugë të drejtë për të kthyer titullin në Manchester.

Liverpool i vakët, pa shpirt dhe perfomancë kampioni, dhjetë pikë posht City-t dhe tre humbje rradhazi në “Anfield”.

Klopp ka humbur formulën fituese, i dënuar nga mungesat dhe gafat e Alisson.

Manchester City me 21 ndeshje pa humbje dhe 14 fitore rradhazi arrin kuotën e 50 pikëve.

Pesë më shumë se United dhe një ndeshje më shumë për të zhvilluar.

Pep Guardiola ka krijuar edhe një ekip magjik, për çdo lavdatë.

 

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore