Përballje

Manchester City eliminohet nga “EFL Cup”, kualifikohen Liverpool e Tottenham


Ka përfunduar xhiro e 1/8-ve të finales së “EFL Cup” ku befasia më e madhe ishte eliminimi i kampionit në fuqi të Anglisë, Manchester City.

Ishte skuadra e West Ham United që shkaktoi befasinë, duke eliminuar City-n pas ekzekutimit të penalltive, pasi që koha e rregullt përfundoi pa gola.

11-metërshin e parë për miqtë e humbi Phoden, ndërsa realizuan Cancelo, Jesus e Grealish, kurse për vendasit të gjithë u treguan të saktë.

Liverpooli ashtu siç pritej edhe kualifikohet në çerekfinale, duke mposhtur në udhëtim skuadrën e Preston, me shifrat 0:2.

Pjesa e parë në këtë takim nuk dhuroi gola, teska në të dytën Minamino në minutën e 62-të e Origi në atë të 84-tën shënuan për fitoren e Liverpool-it.

Në ndeshjen tjetër, edhe Tottenham Hotspur arriti të fitojë me rezultat minimal në udhëtim te Burnley.

Autor i golit të vetëm në këtë takim, ishte Lukas Moura i cili realizoi golin e fitores në minutën e 68-të.

Ndërkohë, Brentford po vazhdon në formë të mirë në Angli, të cilët siguruan kualifikimin në çerekfinale, pasi mposhtën në udhëtim Stoke City-n me rezultat 1:2.

Dersia, kualifikimin tutje e siguroi edhe Leicester City, të cilët mposhtën skuadrën e Brighton, pas ekzekutimit të penalltive, pasi që koha e rregullt përfundoi me shifrat 2:2.

Në kohën e rregullt, golat për Leicester i realizuan Barnes e Lookman, kurse për miqtë shënuan Webster e Mwepu.

Ndërsa nga pika e bardhë dështuan të shënojnë Maupay e Mwepu te Brighton-i, kurse për vendasit shënuan nuk gaboi asnjëri.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore