Sport

Manchester City e kërkon Leao-n, futbollisti preferon qëndrimin te Milan


Sipas Calcio Mercatto, Manchester City është në pole-position për shërbimet e sulmuesit të Milan-it, Rafael Leao.

Mirëpo, në raportimin e tyre, shkruhet që Leao e dëshiron qëndrimin në “San Siro”.

Futbollisti portugez është shumë i lumtur me detyrat që ka te Milan-i, dhe beson se ai mund të jetë lider i “projektit të së ardhmes” te kuqezinjtë.

Por, situata me kontratën, prish pak planin e lojtarit por edhe të skuadrës.

Agjenti i Leao-s, i famshmi Jorge Mendes, po i bën presion klubit kuqezi që të rinovohet dhe të përmirsohen kushtet në kontratën e tij.

Disa herë gjatë intervistave të tij, Leao është shprehur se marrëdhëniet me agjentin e tij i ka shumë të mira, dhe gjithçka që Mendes thotë vjen pas konsultimit me të.

Nuk dihet ende nëse Milan do përmbushë kushtet e tyre, por Leao dëshiron qëndrimin dhe është i gatshëm të ulet në tavolinë me drejtuesit e kuqezinjve që të arrijnë një marrëveshje të përbashkët.

Manchester City në anën tjetër, e sheh Leao-n si një zëvendësues të denjë të Raheem Sterling, që pritet të largohet shpejtë nga klubi.

Nëse gjërat me italianët nuk shkojnë mirë, qytetarët do të jenë të parët në linjë për Leao-n.

Kosto e transferimit të 22-vjeçarit pritet të shkojë diku rreth 50 milionë euro, nëse Milan vendosë ta shes.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore