Manchester City e ka fituar shumë me lehtësi duelin përballë Everton-it në “Etihad”.
Kampionët e kishin më të vështirë pjesën e parë, por edhe aty, në fund, arritën të gjenin zgjidhjen.
Në minutën e 44-të, Raheem Sterling shfrytëzoi një super asistim të Joao Cancelo-s, për ta dërguar City-n të qetë në pushim mes pjesëve.
Epërsia i dha edhe komoditet kampionëve në fuqi, që kontrolluan me shumë lehtësi pjesën e dytë.
Pas një kaosi në zonë, topi doli jashtë saj, dhe Rodri me një predhë nga rreth 30 metra shënoi nga golat më të bukur të sezonit.
Ky gol në minutën e 55-të, i dha qytetarëve edhe qetësinë e duhur për të vazhduar punën e tyre.
Pak para se gjyqtari i katërt të ngriste tabelën lartë për minutat shtesë, City shënoi edhe njëherë.
Këtë radhë, emri që u shtua në listën e golashënuesve ishte Bernardo Silva.
Me golin e Silva-s, u vulos edhe rezultati përfundimtar, Manchester City 3-0 Everton.
Me këtë fitore, Manchester City ngjitet në vendin e dytë me 26 pikë, tre më pak se liderët e Chelsea-s.
Everton-i zhytet edhe më shumë në krizë, me asnjë fitore në gjashtë ndeshjet e fundit.
Ata ndodhen në vendin e 11-të me 15 pikë pas 12 takimeve.
Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.
/Albanianpost.comLajmet kryesore
-
Kolegji Zgjedhor ‘rrëzon’ opozitën, Tavos i hapet rruga e betimit
-
Arrest shtëpie për kryebashkiakun e Tropojës dhe zv.kryetarin, SPAK: Shkelën ligjin për ndërtimin e 2 rrugëve
-
Hapa të kujdesshëm nga Kievi dhe Moska për planin e paqes të Scholz, por kancelari kritikohet brenda vendit
-
Zgjedhjet në SHBA | Ben-Meir: Harrisi s’do të ndryshojë qasjen rreth dialogut – Trumpi do të ndikohet nga pikëpamjet e Putinit