Shqipëria

Manastirliu për dozat përforcuese: Nuk ёshtё vendosur ende aplikimi


Ministrja e Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale në Shqipëri, Ogerta Manastirliu, gjatë një inspektimi në qendrën e vaksinimit në fakultetin e ekonomisë të dielën e 19 shtatorit, u shpreh se “nuk ёshtё vendosur ende aplikimi i dozёs pёrforcuese te personat mbi 60 vjeç dhe tё sёmurёt”.

Sipas saj, vendimi i takon Komitetit të Ekspertëve të Imunizimit dhe Vaksinimit.

“Ne kemi ekspetët tanë, të cilët vendosin apo rekomandojnë dozat e treta të vaksinave”.

Ministrja theksoi se, “ne jemi të gatshëm që, në momentin që ata do të marrin vendimin, të sigurojmë dozat e nevojshme të vaksinës”.

Vaksinimi i studentëve

Gjatë fjalës së saj, Manastirliu, e pyetur nёse do tё ketё sanksione pёr studentёt qё kundёrshtojnё tё vaksinohen, referuar vendimit tё vaksinimit tё detyrueshёm pёr kёtё kategori, u përgjigj se, “ato do tё bёhen tё ditura nё ditёn e nisjes sё vitit tё ri akademik”.

Teksa u bëri thirrje studentëve për t’u vaksinuar, ministrja bëri me dije se, janё vendosur qendra vaksinimi edhe nё fakultete.

Kjo për të lehtësuar stafet dhe studentët, për ta bërë vaksinën aty ku ata kanë mundësi.

“Deri më tani”, përfundoi ajo, “në bazë të statistikave, që ndryshojnë dita ditës janë 66% e arsimtarëve që rezultojnë të vaksinuar me dy doza. Studentët do të duhet të vaksinohen deri në fillim të vitit arsimor”.

Fushata e vaksinimit

Që prej datës 1 gusht ka nisur fushata e vaksinimit masiv. Kjo do të zgjasë dhe për muajin shtator.

Kjo nismë i parapriu asaj tё datës 19-25 korrik, nё tё cilën u vendos një javë e hapur e vaksinimit masiv për çdo qytetar +18 vjeç.

E gjitha kjo ka ardhur në kuadër të fushatës “Shqipëria Buzëqesh”.

Deri më tani, Shqipëria ka vaksinuar mbi 1.6 milionë qytetarë.

Po ashtu, mbi 700 mijë të tjerë kanë kryer të dyja dozat e vaksinës anti-COVID.

Aktualisht, Shqipëria administron mbi 1.9 milionë vaksina. Vaksinat e përdorura janë: Pfizer, AstraZeneca, Sputnik V dhe Sinovac.

 

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com

Lajmet kryesore