Shqipëria

Manastirliu: Janë vaksinuar 25 mijë e 720 arsimtarë


Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu me anë të një postimi në Twitter ka njoftuar se janë vaksinuar 25 mijë e 720 arsimtarë.

Shqipëria ka kryer në tërësi 232 mijë e 379 vaksinime. Lajmin e ka bërë të ditur ministrja  Manastirliu, me anë të një postimi në Twitter me 7 prill.

24 orët e fundit, janë kryer 10 mijë e 791 vaksinime. “Nga fillimi i fushatës Shqipëria Buzëqesh, janë kryer 232,379 vaksinime”.

Fushata e vaksinimit masiv në Shqipëri nisi më 28 mars. Fashat e përfshira fillimisht ishin të moshuarit mbi 70 vjeç. Kjo fashë është ulur tashmë deri në 65 vjeç.

Disa kategori të veçanta janë gjithashtu të përfshira në vaksinim.

Katër dozat e përdorura janë ato të Pfizer, AstraZeneca, Sputnik V dhe Sinovac.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore