Sport

Malisheva ngjitet në krye të Superligës, triumfon edhe Liria


Kanë përfunduar dy sfidat e të shtunës në Superligën e Kosovës. Malisheva ka fituar 4-1 ndaj Feronikelit, ndërsa Liria mundi 2-1 Fushë Kosovën.

Malisheva ka bërë një ndeshje të madhe në shtëpi duke realizuar katër gola dhe duke u ngjitur në krye të Superligës.

Ilir Mustafa hapi serinë e golave për Malishevën, para se Jakup Berisha të vendsote barazpeshën duke mbyllur pjesën e parë në barazim 1-1.

Por, në pjesën e dytë Malisheva do të bënte gjithçka duke realizuar tre herë me Donart Vitija, Robert Ndjigi dhe Aldrit Oshafi.

Në takimin tjetër, Liria fitoi me golat e Melos Zenunaj dhe Arber Likaj. Për Fushë Kosovën realizoi Dominik Ivkic.

Pas katër javësh të luajtura, Malisheva qëndron në krye të renditjes me nëntë pikë. Liria ngjitet në vendin e pestë me pesë pikë. Feronikeli ka tre pikë dhe mban vendin e shtatë. Dhe, në vend të fundit qëndron Fushë Kosova pa pikë.

Renditja e Superligës:

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com

Lajmet kryesore