Instituti i Shëndetit Publik (ISHP) i Malit të Zi ka publikuar rezultatet e mostrave të 1 mijë e 368 personave, ku kanë rezultuar pozitiv me COVID-19 gjithsej 86, ndërsa është konfirmuar 2 të vdekur brenda 24 orëve të fundit.
Të shëruar nga pandemia brenda 24 orëve të fundit janë regjistruar gjithsej 121 pacientë.
Përqindja e rasteve të reja pozitive në numrin e përgjithshëm të testuar të së martës ishte 6.28 për qind.
Numri i përgjithshëm i vdekjeve nga infeksioni COVID-19 që nga fillimi i pandemisë është 2 mijë e 692 persona.
Ndërsa raste aktive me COVID-19 janë gjithsej 786 persona.
Që nga fillimi i epidemisë, numri i përgjithshëm i rasteve të regjistruara të infeksionit është 231 mijë e 313.