Lajme

Mali i Zi: 1 i vdekur e 128 raste të reja me COVID-19


Ilustrim

Instituti i Shëndetit Publik (ISHP) i Malit të Zi ka publikuar rezultatet e mostrave të 1 mijë e 864 personave, ku kanë rezultuar pozitiv me COVID-19 gjithsej 128, ndërsa janë konfirmuar 1 të vdekur brenda 24 orëve të fundit.

Të shëruar nga pandemia brenda 24 orëve të fundit janë regjistruar gjithsej 171 pacientë.

Përqindja e rasteve të reja pozitive në numrin e përgjithshëm të testuar të së martës ishte 6.38 për qind.

Numri i përgjithshëm i vdekjeve nga infeksioni COVID-19 që nga fillimi i pandemisë është 2 mijë e 685 persona.

Ndërsa raste aktive me COVID-19 janë gjithsej 1 mijë e 41 persona.

Që nga fillimi i epidemisë, numri i përgjithshëm i rasteve të regjistruara të infeksionit është 230 mijë e 887.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore