Sport

Maldini nuk nxiton për të zgjidhur kontratën e Leao-s


Drejtori i AC Milan, Paolo Maldini ka thënë për DAZN se nuk janë planifikuar bisedime për kontratë me Rafael Leao për momentin.

Leao, 23 vjeç, ka të ngjarë të jetë një nga lojtarët më të kërkuar në afatin kalimtar të verës – pavarësisht nëse Milan-i arrin të zgjasë marrëveshjen e tij.

Megjithatë, ai është gati të kalojë në 12 muajt e fundit të kontratës së tij dhe një zgjatje do ta vendoste Milan-in në një pozitë shumë më të fortë në negociatat e transferimit.

“Ne po punojmë për këtë”, tha Maldini. “Por nuk është koha për të menduar për këtë, ne duhet të përqendrohemi te ndeshjet.

“Nuk janë planifikuar takime, megjithëse me telefon dhe Zoom, nuk kemi nevojë të organizojmë evente të mëdha, mund të flasim me agjentë sa herë të duam”.

Milan-i radhitet në pozitën e tretë në Serie A pas fitores 1-0 të së premtes mbrëma kundër Torino-s, dhe në një luftë me pesë skuadra për tre vendet e Ligës së Kampionëve pas liderit, Napoli.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore