Sport

Maldini dhe Massara fluturojnë drejt Belgjikës për De Ketelaere


Drejtorët e klubit të Milan-it, Paolo Maldini dhe Frederic Massara, janë nisur për në Belgjikë sot e (mërkurë), për të provuar një marrëveshje me Club Brugge për transferimin e futbollistit të tyre, Charles De Ketelaere.

Kuqezinjtë janë adhurues të mëdhenj të belgut 21-vjeçar dhe besojnë se ai do të ishte një përforcim perfekt për skuadrën e Pioli-t.

Në anën tjetër edhe skuadra angleze, Leeds United, e dëshirojnë blerjen e De Ketelaere, por ky i fundit e preferon një lëvizje drejt Milanos.

Gazetari italian, Gianluca Di Marzio, jep detaje se si Maldini dhe Massara kanë fluturuar në Belgjikë sot për të vazhduar bisedimet me Club Brugge dhe për të gjetur një marrëveshje.

Takimi i sotëm nuk ka për qëllim finalizimin e transferimit, por përkundrazi të kuptuarit e kufijve për negociata dhe si të ecim përpara.

Sipas mediumeve në Itali, Milan-i do të ofrojë 32 milionë euro për transferimin e mesfushorit ofensivë, shumë kjo që mund të shkojë deri në 36 me bonuse.

Ata dëshirojnë ta mbyllin këtë transferim sa më shpejtë të jetë e mundur, pasi që fillimi i sezonit në Serie A po afron.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore