Lajme

Makinat elektrike ua kalojnë në shitje atyre tradicionale në Francë


Në Francë, shitjet e automjeteve të reja elektrike kanë tejkaluar për herë të parë ekuivalentët me benzinë në tremujorin e parë të vitit.

Ky është një moment historik për automjetet me emetim më të ulët mes çmimeve të larta të karburantit dhe subvencioneve të qeverisë për modelet e elektrizuara.

Megjithatë, shitjet e tyre në tremujorin e parë pësuan rënie dhe shënuan muajin e dhjetë radhazi të rënies 20 për qind në mars.

Një rënie teksa industria e automjeteve lufton me problemet e zinxhirit të furnizimit, duke përfshirë një mungesë globale të çipave gjysmëpërçues.

Por, shitjet e makinave plotësisht elektrike dhe hibride përbënin gati 40 për qind të shitjeve të makinave të reja, kundrejt 38.3 për qind për modelet konvencionale me motorë me djegie.

Duke shtuar pjesën e tregut të shitjeve të modeleve me motorë me djegie prej 16.5 për qind në tremujorin e parë, modelet e motorëve me djegie të pastër janë ende në shumicë.

Ky është një ndryshim i madh, pasi vetëm tri vite më parë tregu i makinave elektrike ishte shumë i vogël.

Të inkurajuar nga subvencionet, ndalimet e modeleve me lëndë djegëse fosile dhe çmimet e larta të karburantit, modelet e elektrizuara janë bërë të zakonshme në një hapësirë shumë të shkurtër kohore.

Në mars, makina elektrike më e shitur në Francë rezulton Model 3 i Tesla-s, ndjekur nga Dacia Spring i Renault dhe Peugeot 208 nga Stellantis.

Marrë nga “Reuters”, përshtatur për “Albanian Post”.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore