Shqipëria

Makina përplas 2 të mitur në Vlorë, përfundojnë në spital


Dy fëmijë të mitur të moshave 8 dhe 12 vjeç kanë përfunduar në spital, pasi janë përplasur nga një makinë në Vlorë.

Ngjarja mësohet se ka ndodhur në lagjen “Uji i Ftohtë”, Lungomare.

Sipas informacioneve të policisë, fëmijët janë përplasur nga automjeti i drejtuar nga një 75-vjeçar nga Maqedonia e Veriut.

Ata janë transportuar me urgjencë në spital ku po marrin ndihëm mjekësore, ndërsa drejtuesi i mjetit është shoqëruar në komisariat.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore