Tanët

Majlinda Kelmendi eliminohet nga Reka Pupp


Kosova e fitoi medaljen e parë të artë në këtë olimpiadë.

Ishte Distria Krasniqi e cila në kategorinë 48kg doli fituesi e arit.

Stafetën ia pasoi Majlindës, e cila nisi garimin e saj sot.

Majlinda Kelmendi përballej në raundin e parë me hungarezen Reka Pupp.

Xhudistja kosovare e nisi takimin shumë mirë, por kështu nuk shkoi deri në fund.

Me rezultat 1-0, pas shikimit me video, Reka Pupp e fitoi takimin.

Për Majlindën, rrugëtimi në këtë olimpiadë u mbyll shpejt.

Kampionja olimpike, fronin në Tokyo 2020, do ia lë dikujt tjetër.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore