Përballje

Madrilenët mbretërojnë në Granada, fitojnë shumë lehtë


Real Madrid-i ka vazhduar formën e mirë të cilën e kishte para pushimit të kombëtareve në ndeshjen përballë Granada-s.

Madrilenët e përfunduan ndeshje ashtu edhe siç edhe e nisën, duke dominuar.

Pa Hazard-in, skuadra e Ancelotti-t nuk kishte asnjë problem me Vinicius-in në formë të jashtëzakonshme.

Ndeshja nisi shumë mirë për ta.

I pari në listën e golashënuesve ishte Marco Asensio, i cili shfrytëzoi shumë mirë një pasim të Toni Kroos për të shënuar për 0-1.

Kroos ishte asistuesi përsëri kur disa minuta më vonë Nacho shënoi për 0-2.

Granada gjeti golin e nderit para përfundimit para pjesës së parë, por edhe ai erdhi nga këmbët e një lojtari madrilen, përkatësisht një autogol i Casemiro-s.

Dominimin mbretërorët e vazhduan në pjesën e dytë.

Pas një aksioni shumë të bukur mes Benzema, Modric dhe Vinicius, ky i fundit shtyu topin në rrjetë për golin e tij të dhjetë në të gjitha garat.

Pa u këndellur mirë, Granada mbeti me dhjetë lojtarë në fushë, me Monchu-n që u ndëshkua me karton të kuq.

Golin e katërt të Real-it e shënoi Ferland Mendy, që ishte i pari i sezonit për të.

1-4 u mbyll sfida, me Real-in që ngjitet përkohësisht në krye të tabelës.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore