Sport

Madridi në kërkim të zëvendësuesit të Casemiro-s


Real Madrid po shqyrton një lëvizje për Pierre-Emile Hojbjerg të Tottenham si një zëvendësues për Casemiro-n.

Hojbjerg, 27 vjeç, ka qenë një lojtar kyç në Spurs që kur u bashkua nga Southampton më gusht 2020, duke startusr 74 herë në Premier League që atëherë.

Megjithatë, Madridi solli një tjetër mesfushor defensiv — francezin Aurelien Tchouameni — në një marrëveshje prej 80 milion € nga Monaco në fillim të kësaj vere, ndërsa menaxheri Carlo Ancelotti — duke folur të premten përpara konfirmimit të kalimit të Casemiros në Old Trafford — tha se nuk do të kërkojnë të sjellin ndonjë përforcim të mëtejshëm.

“Ne kemi zëvendësues brenda skuadrës”, tha Ancelotti.  “Tchouameni është një nga mesfushorët më të mirë në treg për momentin. Pastaj është opsioni i Toni Kroos… Ne kemi edhe Camavingan.

“Ne kemi gjashtë mesfushorë: Modric, Kroos, Tchouameni, Valverde, Camavinga dhe Ceballos. Mendoj se gjashtë janë të mjaftueshëm për të menaxhuar gjatë gjithë sezonit”.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore