Lajme

Macja mbijeton 52 ditë pa ushqim


Pronarët e rinj të një shtëpie në Schiedam – qytet në perëndim të Holandës – pësuan një tronditje fundjavën e 28 gushtit kur një mace shumë e dobët kaloi pranë tyre ndërsa hapën derën e përparme të shtëpisë së tyre për herë të parë.

Një mace, e quajtur Finn nga punonjësit e strehimit të kafshëve, ishte mbyllur në shtëpi për 52 ditë pa ushqim.

Pronari i mëparshëm ishte larguar në fillim të korrikut dhe vendndodhja e tij nuk dihet.

Që prej asaj kohe shtëpia ishte lënë pa mbikëqyrje derisa pronarët e tanishëm e blenë atë në një ankand.

Stafi i ambulancës së kafshëve ishte në gjendje të kapte macen dhe ta çonte në një strehë ku një kontroll i feçeve të tij tregoi se kafsha kishte përfunduar duke ngrënë letër.

“Duhet të ketë pasur ndonjë rubinet uji që pikonte ku ai mund të ketë pirë ujë”, tha Dik Nagtegaal nga organizata për mbrojtjen e kafshëve Dierenbescherming.

Macja është duke u shëruar, por thuhet se është traumatizuar nga përvoja e tij dhe qëndron e ndrojtur në prani të njerëzve.

Një aksion i mbledhjes së fondeve ka grumbulluar paratë e nevojshme për të paguar shpenzimet mjekësore të Finit.

Policia është në kërkim të pronarit të mëparshëm të shtëpisë për të gjetur motivet se si Finn mund të ishte lënë pas.

Shpresohet që hapja e dërrasave të dyshemesë në shtëpi nuk do të zbulojë ndonjë surprizë tjetër.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore