Sport

Lyon pranon ofertën, Newcastle afër përmbylljes së transferimit senzacional


Lyon ka pranuar ofertën prej 40 milionë eurove për fantazistin brazilian, Bruno Guimaraes, nga Newcastle United.

Futbollisti që po kërkohet nga Juventus dhe Arsenal, duket se do të jetë ylli i mesfushës së skuadrës më të pasur në botë.

24-vjeçari duhet të arrijë marrëveshje personal me qymyrxhinjtë dhe t’i nënshtrohet testeve mjekësore.

Por, Newcastle janë shumë pozitiv që gjërat po shkojnë në rrugën e duhur.

Bruno Guimaraes pritet që testet mjekësorë t’i përfundojë në Amerikën e Jugut, ku gjendet me kombëtaren aktualisht.

Ky do të jetë afrimi i radhës i Newcastle në këtë merkato dimërore, me qymyrxhinjtë që po kërkojnë të ndërtojnë një skuadër të denjë për t’iu shmangur rënies nga kategoria.

Skuadra më e pasur në botë ka arritur të sigurojë shërbimet e Kieran Trippier dhe Chris Wood deri tani.

Në javën e fundit ata pritet që të sigurojnë edhe shërbimet e brazilianit Guimaraes dhe Jesse Lingard nga Manchester United.

Një dinasti tjetër duket se po merr formë në Premier League.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore