Lëvizja Vetëvendosje (LVV) ka publikuar të martën një video përmbledhëse në rrjetin social “Facebook”, fiks një muaj pas sulmit terrorist të paramilitarëve serbë në fshatin Banjë të Zveçanit – komunë e banuar me shumicë serbe – në pjesën veriore të Kosovës, ku ka mbetur i vrarë Afrim Bunjaku, pjesëtar i Policisë së Kosovës.
Në videon përmbledhëse të subjektit më të madh politik në vend që drejton Qeverinë e Kosovës, thuhet se sulmi i armatosur e vdekjeprurës nga njësitet profesionale e të përgatitura në Banjë të dielën e 24 shtarorit, ka zhveshur pretendimet territoriale të Serbisë mbi Kosovën, derisa është kërkuar edhe vendosja e sanksioneve ndaj Serbisë për agresionin e shfaqur.
Gjithashtu, aty thuhet se Serbia mund të provojë skenar të ngjashëm sërish, por përgjigja do të jetë edhe më vendimtare. Në videon e LVV-së ndër të tjera theksohet se shteti serb është demaskuar në të gjitha elementet dhe se ajo s’do dialog, s’do paqe dhe nuk është e gatshme të jetë e barabartë Kosovën.
“Policia e Kosovës e kontrollon secilën pjesë të territorit të Republikës së Kosovës. Menduan që vetëm mund të hyjnë dhe nuk i prekë askush në synimet e tyre terroriste. U zhgënjyen. U zhgënjyen edhe të tjerët që thoshin nuk shkoni më atje, nuk guxoni më e kështu me radhë”.
Shtetet e Bashkuara të Amerikës (SHBA) dhe Bashkimi Evropian (BE), përveç dënimit të sulmit terrorist të 24 shtatorit, kanë kërkuar bashkëpunimin e plotë të Serbisë në hetimin e ngjarjes së tmerrshme në Banjë, duke përfshirë ndjekjen penale dhe ekstradimin e personave përgjegjës në duart e drejtësisë kosovare, pa vonesa të mëtejshme.
Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.
/Albanianpost.com-
Hasani e denoncon në Antikorrupsion kryetarin e Këshillit të Etikës së UP-së
-
Haziri: Osmani e konfirmoi korrupsionin e thellë qeveritar dhe kapitullimin e shtetit
-
BE-ja e demanton Osmanin: Ne ende insistojmë që hapja e urës të diskutohet në dialog
-
Muslija pranon fajin pas përjashtimit nga Kosova: Kam bërë gabim, marr përgjegjësinë