Sport

Lukaku, futbolli dhe pak më tej


Pasditën e sotme, Lukaku përmes platformës Twitter, krijoi një format “pyetje-përgjigje”, ku iu përgjigjej fansave të tij në pyetje të ndryshme.

Përveç futbollit, Lukaku nuk hezitoi të përgjigjej edhe në pyetje tjera.

“Kam folur shumë budalliqe nga adrenalina e madhe më duket”, u shpreh ai për festimin që bëri kur i shënoi gol Milan-it në dërbi.

Pizza me ananas apo karbonara? “Ushqehem shëndetshëm tani” tha Lukaku.

“Komunikimi është qelësi për të gjitha”, tha Lukaku për marrëdhienen e tij me Lautaro Martinez në fushë. “Kemi një kombimin të mirë me njëri tjetrin, por me rëndësi është që punojmë për skuadrën.”

“Mos ma bëj ketë”, u shpreh belgu në pyetjen se kë zgjedh mes Game ose 50 Cent.

Lukaku tregoi edhe për origjinën e tij, që është nga Congo DR.

“Dështimin e përdor si motivim.” Kështu u shpreh Lukaku kur u pyet mbi pendimin më të madh që ka në futboll.

Një fans i skuadrës së Manchester United e pyeti se kur do kthehej në “shtepi”, kurse Lukaku u përgjigj qartë, që Inter është shtëpia e tij.

Lukaku nuk u tregua i mëshirshëm më fansat, duke thënë që “Është më e mirë se e ytja si mund ta shohësh” drejtuar një fansi që e pyeti se si është prekja e tij e parë.

https://twitter.com/RomeluLukaku9/status/1364243815985516551

Lukaku u shpreh edhe rreth Chelsea-s, duke thënë që ata i japën mundësinë që të shkoj në Premier League qysh si fëmijë, dhe nuk ka asgjë pos dashurisë për skuadrën londineze.

“Është duke punuar mirë. Ju e dini që unë e dua dhe ja urroj të mirën”, ishte përgjigja e Lukaku-t për marrëdhënien e tij me Soloskajer.

Stërvitjet me Conte-n i konsideron si zonë luftë, duke thënë që ai nuk lejon asgjë pos 100% në çdo seancë stërvitore.

Për fund, Lukaku pranoi edhe sfidën që një fans ja kërkoi për një ndeshje në ‘FIFA’ duke thënë, “do jem online në orën 9, do të pres ty.”

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore