Sport

Lukaku: Donnarumma – portier i madh, mirëpo njeri i vogël


Sulmuesi i Kombëtares së Belgjikës dhe njëkohësisht futbollisti i Inter-it, Romelu Lukaku ka folur për portierin e Italisë, Gianluigi Donnarumma, i cili së fundmi është larguar nga skuadra e Milan-it, për tu bashkuar me klubin e Paris Saint Germain.

Për sulmuesin belg, kjo lëvizje e portierit italian, është një tradhti për tifozët kuqezi, teksa ai e quan Donnaruma-n një njeri të vogël.

“Donnarumma është një portier i madh dhe ndoshta më i miri në botë por një njeri shumë i vogël. Unë jam sulmuesi i Inter-it por ajo që ai i bëri tifozëve të Milan-it ishte diçka që të prek shumë”, theksoi Romelu Lukaku.

“Kam respekt maksimal për tifozët kuqezi dhe tani e kuptoj se si ndihen me vendimin e atij njeriu të vogël. I premtoi dashuri të përjetshme por në fund i gënjeu. Diçka që nuk do ta bëja dot kurrë̈. Sidomos kundrejt atyre që e kanë dashur dhe mbështetur”, shtoi ai.

Italia dhe Belgjika u përballen në çerekfinalen e Kampionatit Evropian, ku italianët fituan ndeshjen me rezultat 2:1, në të cilën Lukaku shënoi gol nga penaltia përballë Donnarumma-s.

Derisa sulmuesi belg, tha se Donnarumma “para penalltisë tentoi të më ngacmonte me gjeste ndaj heshta dhe shënova gol”.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore