Sport

Luis Enrique për ndeshjen me Kosovën: Jemi këtu për të luajtur futboll, jo për t’u marrë me çështje politike


Kosova do të përballet nesër me Spanjën në kuadër të kualifikueseve për Kupën e Botës ‘Katar 2022’.

Para ndeshjes, ka folur edhe trajneri i gjysmëfinalistëve të Evropianit të fundit, Luis Enrique.

Enrique u shpreh se skuadra e tij në Kosovë ka ardhur “për të luajtur futboll, jo për t’u marrë me çështje politike”.

“Përshëndetje të gjithëve, Pikë së pari dua të them se është atmosferë e mirë, njerëzit janë shumë të mirë, na kanë mirëpritur”.

“Ne nuk kemi probleme këtu, pasi kemi ardhur të luajmë futboll dhe nuk merremi me çështje politike”, ka thënë Enrique.

Sa i përket Dardanëve, Enrique e ka vlerësuar mendësinë sulmuese të Kosovës.

“Më pëlqen mënyra se si luan Kosova, është e ngjashme me neve, ata mundohen të luajnë në mënyrë sulmuese me sa më shumë posedim të topit”.

“Kosova allon prej ekipeve tjera në grup, sepse sulmon dhe mbrohet mirë.

Për këtë ndeshje, ish-trajneri i Barcelonës thotë se “ne duhet të jemi të gatshëm, të përgatitur, sepse kjo do të jetë një ndeshje shumë e vështirë”.

Përkundër provokimeve të shumta nga shumica e mediave spanjolle, që Kosovës refuzonin t’i drejtoheshin si shtet, kjo nuk duket se ndodh në mesin e kundërshtarëve iberik.

Siç shprehet edhe Enrique, “të mërkurën në fokus do të jetë futbolli, asnjëherë politika”.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore