Luhrmann: Në përpjekjet e Sarrazinit për të gjetur zgjidhjen më të mirë të mundshme, duhet të angazhohet edhe Qeveria e Kosovës
Ministrja e Shtetit për Evropë dhe Klimë e Gjermanisë, Anna Luhrmann, ka kërkuar të hënën nga Qeveria e Kosovës që të angazhohet urgjentisht në aktivitetet e bashkëpunimit rajonal dhe të respektojë obligimet që burojnë nga Marrëveshja për Tregti të Lirë – CEFTA, duke hequr në këtë mënyrë edhe masën e sigurisë për ndalimin e importit të mallrave nga Serbia.
Në hapjen e Javës së Zhvillimit të Qëndrueshëm në Kosovë, ministrja gjermane ka thënë se për të punuar së bashku për të ardhmen e gjelbër dhe të begatë të Kosovës brenda Bashkimit Evropian (BE), ekzekutivi kosovar duhet të angazhohet në mënyrë konstruktive në të gjitha çështjet rajonale.
“Ne kemi nevojë për një Kosovë që është konstruktive në të gjitha çështjet rajonale. Për ta sjellë Kosovën më afër BE-së, ky lloj bashkëpunimi rajonal është kyç. Aktualisht, bashkëpunimi në CEFTA është ende i bllokuar”, ka theksuar ajo, derisa ka shtuar se emisari i posaçëm për rajonin, Manuel Sarrazin, përpiqet të gjejë zgjidhjen më të mirë të mundshme për Kosovën.
“Ai ka mbështetjen e plotë të qeverisë gjermane. Ne besojmë se kjo bllokadë rrezikon të dështojë Procesin e Berlinit dhe gjithashtu të parandalojë më tej bashkëpunimin tonë rajonal. Prandaj, ne i bëjmë thirrje Qeverisë së Kosovës që të angazhohet sa më shpejt për zgjidhje”, ka shtuar Luhrmann.
Ndryshe, ambasadori gjerman, Jorn Rohde, ka paralajmëruar se gjashtë vendet e Ballkanit Perëndimor do të lëvizin pa Kosovën drejt bashkëpunimit rajonal, pas vizitës së “passuksesshme” të Sarrazinit në Prishtinë, në kuadër të përgatitjeve në prag të Procesit të Berlinit – platformë jo formale e politikës së BE-së ndaj Ballkanit Perëndimor – i cili mbahet në muajin tetor.
Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.
/Albanianpost.com-
Maliqi: Serbia marrëveshje me ShBA-në, BE-në e Francën, Kosova ka mbetur në nivelin e Krahinës Autonome Socialiste
-
Haradinaj: Osmani i kërkoi Biden-it që Kosova ta propozojë draft-statutin e Asociacionit, Kurti e pengoi
-
Haradinaj: Kurti me politikën e tij të “showbiz”-it e bëri Serbinë partner më serioz të aleatët tanë
-
“A jemi edhe ne në Kosovë”, një qytetari shqiptar nga Veriu i shkon fatura e rrymës në cirilikë
Lajmet kryesore
-
Amerika nënshkruan marrëveshje miliardëshe me Serbinë në fushën e energjisë
-
Anëtarësimi në SEPA, Sejko: Po punojmë me ekspertët e Bankës Botërore
-
Zbulohet lufta në hije e Rusisë kundër Izraelit: Nxit pakënaqësinë arabe, tensionon marrëdhëniet me jashtë
-
Haradinaj: Osmani i kërkoi Biden-it që Kosova ta propozojë draft-statutin e Asociacionit, Kurti e pengoi