Lajme

Luftëtarët Wagner kanë rrëzuar tre helikopterë rusë


Luftëtarët Wagner kanë rrëzuar tre helikopterë rusë të shtunën e 24 qershorit duke theksuar tensionet në rritje mes grupit mercenar dhe autoriteteve ruse të mbrojtjes.

Lajmi u bë i ditur nga agjencia ruse “Meduza”.

Sipas Fighterbomber, një kanal Telegram që thuhet se drejtohet nga një anëtar i Forcave Ajrore Ruse, dy helikopterë Mi-8MTPR dhe një Mi-35 janë rrëzuar.

Ekuipazhet e tyre janë gjallë.

“Për shkak se autokolona Wagner lëviz përgjatë autostradës M4 së bashku me trafikun civil, helikopterët nuk mund të përdoren. Tani rruga është mbyllur”, shkruan burimi.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore