Jetesë & Stil

Lufta ndaj bulizimit, në katër hapa


Drejtuesit dhe mësuesit e shkollës janë aleatë të rëndësishëm për parandalimin dhe adresimin e ngacmimit.

Bullizmi shpesh zhvillohet në klasat dhe korridoret e shkollës, ku mësuesit dhe punëtorët e tjerë mund të ndërhyjnë apo të reagojnë.

Por, klasa është gjithashtu një mjedis ideal për t’i edukuar fëmijët në lidhje me ngacmimin dhe pasojat e tij të dëmshme, si dhe formimin e një kulture e respekti.

Së pari, duhet të informoheni mbi të drejtat e fëmijut tuaj.

Fëmijët kanë të drejtë të shkojnë në shkollë dhe të mësojnë nën masa të larta sigurie. Shkollat dhe mësuesit luajnë një rol të rëndësishëm në mbrojtjen e fëmijëve.

Të rriturit që mbikëqyrin dhe punojnë në mjediset arsimore kanë për detyrë të krijojnë mjedise që mbështesin dhe promovojnë dinjitetin, zhvillimin dhe mbrojtjen e fëmijëve nga çfarëdo dukurie negative.

Në vazhdim Albanian Post ju sjell disa sugjerime se si të bashkëpunoni me shkollën e fëmijës tuaj për ta mbajtur atë larg ndonjë dukurie negative siç është Bullizmi.

Fillimisht, vendosni marrëdhënie me punonjësit e shkollës.

Njihuni me mësuesin e fëmijës suaj dhe të tjerët të cilët kanë role drejtuese në shkollë për të krijuar besim dhe për të filluar një bisedë të shëndoshë.

Njoftojini se doni të punoni me ta për të nxitur e formuar një kulturë anti-ngacmim.

Provoni të gjeni prindër të cilët kanë mendim të njëjte me ju.

Anëtarësimi ose krijimi i një grupi prindërish, shoqata me prindër e mësues, ose komiteti i sigurisë në shkollë, krijojnë një hapësirë ideale që ju të ndani burimet dhe shqetësimet me mësuesit dhe udhëheqësit e shkollës.

Angazhohuni si vullnetar në shkollë. Kërkoni për fusha të tjera në shkollë ku mund të ndihmoni në krijimin e një programi pozitiv, siç janë aktivitetet jashtëshkollore ose aktivitetet sportive e artistike.

Pyesni rreth trajnimeve për mësues dhe studentë. Plan programet mësimore janë një mënyrë e shkëlqyeshme për t’i mësuar fëmijët se çfarë është ngacmimi dhe si ta parandaloni atë.

Këto mësime mund të zgjerohen duke kaluar në njohuri dixhitale. Nxënësit gjithashtu mund të mësojnë se si të përmirësojnë aftësitë emocionale, si dhe të krijojnë ambiente gjithëpërfshirëse.

Si mund të bashkëpunoni me shkollën e fëmijës tuaj nëse fëmija juaj po ngacmohet?

Së pari përpiloni kërkesen tuaj bazuar në ankesat që fëmiju ju ka rrëfyer.

Gjeni nëse shkolla ka një mekanizëm reagimi.

Gjithashtu, provoni të gjeni një sistem ekzistues ligjor për fëmijën tuaj po ashtu edhe për atë që ngacmon.

Lejoni që shkolla të marrë masa dhe përgjegjësi për t’u marrë me ngacmimin në përputhje me rregulloren e shkollës.

Nëse shkolla e fëmijës suaj ka një këshilltar, flisni me të për përvojën e fëmijës tuaj për të gjetur mënyrën më të mirë t’i vini në ndihmë fëmijës tuaj.

Pyesni për trajnimin. Punoni me shkollën tuaj për të ngritur një ekip të mësuesve dhe të rriturve të cilët janë trajnuar për të identifikuar dhe adresuar të gjitha llojet e ngacmimit, përfshirë ngacmimin në rrjete sociale apo internet.

Si duhet të bashkëpunoni me shkollën nëse fëmija juaj po ngacmon të tjerët?

Punoni me shkollën për të përcaktuar pasojat.

Nëse një fëmijë që ngacmon dhe nuk është i disiplinuar apo i vetëdijshëm për veprimet e tij, e nuk dënohet nga shkolla, ky fakt mund ta bëj të mendojë se veprime të ngjashme nuk do të sjellin pasoja në të ardhmen dhe se këto veprime “janë normale”.

Flisni me drejtuesit e shkollës për dënimet e duhura për fëmijën tuaj, të cilat duhet të jenë proporcionale me shkeljen e rregullores.

Reagimet duhet të jenë gjithmonë të menjëhershme, jo të dhunshme por të përqendruara në korrigjimin e sjelljes dhe rehabilitimin (jo poshtërimin ose ndëshkimin) e fëmijës tuaj.

Flisni me këshilltarët e shkollës, organizoni një takim për të diskutuar sjelljen e fëmijës tuaj. Takimet midis fëmijës tuaj dhe këshilltarit të shkollës mund të jenë gjithashtu të dobishme.

Vepro tani!

Përveç bashkëpunimit me shkollën e fëmijës suaj, ju mund të punoni edhe me ligjvënësit tuaj lokalë ose kombëtarë për të ndryshuar politikat rreth kësaj dukurie, apo për të parandaluar dhe adresuar ngacmimin.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore