Stil

“Louis Vuitton” në treg me flamurin shqiptar


Marka e njohur botërore “Louis Vuitton” ka prodhuar një çantë me dizajn flamurin shqiptar, e cila ka filluar tashmë të shitet në internet.

Në mesin e koleksionit me çanta udhëtimi, në të cilat janë krijuar edhe çanta me flamuj nga shtete të tjera të botës, pjesë u bë edhe flamuri ynë.

Çanta kushton 10 mijë e 335 dollarë, respektivisht 9 mijë e 900 euro.

Modeli i kësaj çante ka dalë në sasi të kufizuara, kështu që ato vajza që duan të duken sa më elegante dhe patriote duhet të nxitojnë për ta pasur në dollapin e tyre.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore