Tanët

Loriana Kuka: Shpresoj te kthehem me një medalje


Loriana Kuka është xhudistja e fundit nga ekipi Olimpik i Kosovës, që do të garojë në Lojërat Olimpike “Tokyo 2020”.

Loriana Kuka e cila bënë pjesë në kategorinë deri në 78 kilogramë, do të zhvillojë luftën e saj këtë të enjte me rreth orës 5 të mëngjesit (në kohën tonë lokale).

Raundin e parë, Kuka e kalon pa luftë të zhvilluar, teksa në të dytin do të përballet me fituesen e meçit mes xhudistes nga Kongo, Marie Branser dhe ruses Aleksandra Babintseva.

Komiteti Olimpik i Kosovës ka publikuar një intervistë të xhudistes kosovare, e cila shpreson të ketë sukses në garën e nesërme.

“Për mua ka qenë gjithmonë ëndërr të marr pjesë në Olimpiadë, shpresoj edhe të kthehem me medalje, siq ka qef çdo sportist. Besoj në punën tonë, kështu që jam e qetë” tha ndër tjerash Loriana Kuka.

Kujtojmë që Kosova deri në tani ka fituar dy medalje të arta në Lojërat Olimpike të Tokios, përmes xhudistëve Distria Krasniqit dhe Nora Gjakovës.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore