Sport

Loriana Kuka fiton medaljen e bronztë


Xhudistja kosovare, Loriana Kuka, ka arritur ta fitojë medaljen e bronztë në Grand Slamin e Abu Dhabit.

Kuka triumfoi ndaj francezes, Audrey Tcheumeo në Golden Score, në kategorinë deri në 78 kilogramë.

Gjatë ditës së stome, Loriana pati edhe dy fitore. Të parën e mori ndaj kazakes, Nazerke Tileukhanova, ndërsa në të dytin eliminoi xhudisten nga Vritania e Madhe Emma Reid.

Por, Kuka u ndal në çerekfinale nga kinezja, Zhenzhao Ma, e cila e mposhti me dy waza-ari.

Por, ëndrra për medalje në këtë Grand Slam nuk u shua, pasi ajo vazhdoi në repesazh për medaljen e bronztë.

Kujtojmë që kjo ishte medalja e dytë për Kosovën në këtë Grand Slam, pasi që më parë fitoi edhe Nora Gjakova medaljen e argjendtë.

Ndërkaq, për Lorianën do të shkojnë edhe plus 500 pikë.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore