Muzikë

Loredana dhe Mozzik ekspozohen në billboard-et gjermane


Suksesi i albumit “No Rich Parents”, të publikuar së fundmi nga ish-çifti i famshëm i estradës, Loredana Zefi dhe Mozzik, jehonë po bën edhe jashtë trojeve shqiptare.

Madje, në një nga shtetet më të fuqishme në glob, ku dyshja, gëzojnë popullaritet – në Gjermani, po promovohet albumi i tyre në billboardet e qyteteve kryesore të këtij vendi.

Ndërkohë, lajmi për marketingun e bujshëm të albumit në billboardet gjermane, duket t’i ketë lënë mbresa, si Mozzik-ut ashtu edhe Loredanës. Pasi që dyshja, nuk kanë hezituar ta ndajnë këtë me fansat e tyre në rrjetet sociale.

Një nga këngët më të komentuara të albumit është “Immer ëenn es regnet”, që në shqip do të thotë “Sa herë që bie shi”, e ciila veç që është klikuar afro 2 milionë herë, ka tërhequr vëmendjen pasi që brenda saj sqarohet marrëdhënia që ata kanë mes veti.

Mes tjerash, brenda “Immer wenn es regnet”, Loredana dhe Mozzik, theksojnë se “ata nuk mund të qëndrojnë bashkë, por as të ndarë nga njëri-tjetri”.

Gjithsesi, Loredana me mbi 3 milionë ndjekës dhe Mozzik me afro 2 milionë sosh, mbetën dy nga artistët më të ndjekur në rrjetin social të Instagram-it.

Ndërkaq, që ritëm të njëjtë kanë edhe me sukseset e këngëve, të cilat përherë marrim miliona klikime në platformën, YouTube, dhe me shpejtësi shndrohen në hite.

Në korrik të këtij viti, dyshja patën publikuar këngën “Nëse don”, e cila pos që u pëlqye shumë nga audienca e tyre, po ashtu është klikuar mbi 10 milionë herë.

 

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore