Zjarri i madh që e kishe kapluar malin Oshlak në fshatin turistik, Prevalla, është vënë nën kontroll, ka njoftuar të shtunën Parku Kombëtar i Sharrit.
“Pas zjarrit që ndodhi dy ditë më herët dhe falë të reshurave të shiut gjendja me zjarre në pyjet e rrobullit në malin Oshlak është nën kontroll dhe monitorim të vazhdueshëm nga stafi i DAPK ‘Sharri’, thuhet në njoftimin e tyre.
Albanian Post në një bisedë me banorët e fshatit turistik, Prevalla, ka kuptuar se nga zjarri aktualisht nuk rrezikohen vendbanimet.
“Banorët sot monitoruan nga afër vatrat e zjarrit, nuk ka rrezik, më shumë ka tym se zjarr”, thotë për Albanian Post një banor i Prevallës.
Park Kombëtar Sharri, i cili merret me mbikëqyrjen e fshatit turistik, Prevalla, më 8 gusht kishte kërkuar ndihmën e institucioneve të Kosovës për shuarjen e zjarrit, i cili të enjten kishte kapluar një pjesë të malit të Oshlakut.
“Për shkak të konfiguracionit të terrenit me rrezikshmëri të lartë, në pamundësi të intervenimit nga toka, ftojmë të gjitha institucionet si KFOR-i, FSK-ja dhe institucionet relevante për intervenim nga ajri me Helikopter”, thuhet në reagimin e tyre.
Në të kundërtën, sipas tyre, gjendja me zjarret po merr përmasa katastrofale dhe me rrezikshmëri të lartë.
Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.
/Albanianpost.com-
Ministria e Financave kërkon verifikim të disa llogarive për shtesat e fëmijëve
-
Abdixhiku: Kur elektorati rugovist bëhet një, s’ka asgjë që na ndalë
-
Limaj: Po t’i jepet mundësia, Vuçiç do ta përsëriste Banjën
-
Rrëfimi i ushtarëve të KFOR-it: Një shkëndijë e vogël mund të prishë gjithçka, duhet të jesh shumë i shpejtë në reagim
Lajmet kryesore
-
Mandati i Xhaçkës ‘mollë sherri’ në Konferencën e Kryetarëve
-
Konkurs ndërkombëtar për ndërtimin e godinave të reja për administratën, Rama: Na duhet një kompleks qeveritar
-
Ursula von der Leyen prezanton ekipin e saj të ri në Komisionin Evropian
-
Digjet një shtëpi në Veri e ndërtuar nga Qeveria, Krasniqi: Sulm i nxitur nga Vuçiçi