Sport

Locatelli pret ftesën nga Juventus-i


Manuel Locatelli thotë që zërat për interesim nga Juventus-i po e bëjnë atë shumë të lumtur, por ai ende nuk ka vendosur për të ardhmen.

23-vjeçari ishte një ndër futbollistët më të spikatur të Italisë në triumfin e tyre në EURO 2020.

Ai u paraqit pesë herë në këtë Europian, duke arritur të shënoj edhe dy gola në ndeshjen përballë Zvicrës.

Ish-futbollisti i Milan-it, fitoj më shumë duele në këtë Europian se çdo futbollist tjetër i Italisë.

Këto paraqitje, të kombinuara me paraqitja e tij mbresëlënëse në radhët e Sassuolo-s që përfundoi në vendin e tetë në Serie A, kanë gjëneruar interes të madh në drejtim të tij.

Të interesuar për shërbimet e tij, janë Juventus, Arsenal dhe Manchester City.

Drejtori sportiv i Sassuolo-s, më herët këtë muaj, tha që interesi në drejtim të tij është i madh, dhe se ata e vlerësojnë Locatelli-n plot 50 milionë euro.

Por, Locatelli, që më parë është lidhur për një transferim të mundshëm te dyshja madrilen, Real-i ose Atletico, ende nuk ka vendosur për të ardhmen e tij.

“Nuk kam menduar ende”, u shpreh ai.

“Isha me kombëtaren dhe u mundova të jap më të mirën time”.

“Duhet të jepja gjithçka për të gjithë italianët që na ndiqnin, edhe ata nga larg”.

“Pas festës, do të shohim për të ardhmen”.

I pyetur mbi interesin e Juventus-t, Chiesa u shpreh: “Jam shumë i lumtur për interesin nga at, gjithmonë e kam thënë këtë”.

Locatelli tani do të marrë kohën e nevojshme për pushimet para sezonit të ri, me të ardhmen e tij që është ende e hapur.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore